Si do të zgjidhen ministrat në qeverinë “Rama 3”?

Si do të zgjidhen ministrat në qeverinë “Rama 3”?

131
SHPËRNDAJE

Asambleja Kombetare e Partise Socialiste do të mbahet nesër më 2 qershor, në orën 17:30, online.

Në rendin e ditës të bërë publik bëhet me dije se mes të tjerash PS do të vendosë për miratimin e projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë.

Sekretari organizativ i PS Arben Pëllumbi tha se mund të kemi në qeverinë e re nga një ministër për çdo qark.

“Ne kemi marrë një mandat shtesë. Quhet kongres i jashtëzakonshëm për çështje afatesh por do jetë normale. Asambleja do të nisë nisë me miratimin e Projekt-Vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë”.

Rama do të mbajë një fjalim ku do të flasë për Shqipërinë e së Ardhmes. Mendohet të jetë nga një ministër për çdo qark do vazhdojmë ta kemi dhe në të ardhmen. Megjithatë kemi kohë  të presim çfarë do të ndodhë.

Partia socialiste është gjithmonë në rinovim në çdo skuadër, ajo ka kërkuar rinovim të projekteve të saj, kjo legjislaturë ka qenë shumë e ngarkuar  kemi pasur një numër shumë të lartë ligjesh. Kemi bërë shumë ndërhyrje në kode dhe besoj që kemi bërë punë mjaft të mira”, tha Pëllumbi në një studio televizive.

S'KA KOMENTE