Si do të jetë moti gjatë ditës së sotme dhe java ne...

Si do të jetë moti gjatë ditës së sotme dhe java ne vazhdim

255
SHPËRNDAJE

Edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e Hënë e deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Duke filluar nga dita e Premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.

S'KA KOMENTE