Shtyhet seanca per Belerin,shkak eshte bere ndryshimi i gjyqtares

Shtyhet seanca per Belerin,shkak eshte bere ndryshimi i gjyqtares

46
SHPËRNDAJE

Këtë të martë është shtyrë sërish seanca për Alfred Belerin më datë 24 tetor. Shkak u bë zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda me Flora Hajredinaj. Kjo e fundit kërkoi kohë të njihej me dosjen në ngarkim të Belerit e Pandeli Kokaveshit.

Beleri nuk ishte i pranishëm, ndërsa në seancë ishin prezentë përfaqësues të ambasadës greke. Në seancën e parë në Gjykatën Posaçme, që u mbajt të enjten e kaluar, Beleri nuk pati asnjë qëndrim përballë trupit gjykues, por preferoi të mbrohej nga avokatët.

Avokatët kërkuan të shpallen të pavlefshme aktet e prokurorisë së Vlorës që nisi hetimet për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Po kështu ata pretenduan se, Prokuroria e Posaçme nuk i ka vënë në dispozicion përgjimet dhe pamjet filmike ku agjentë të operacionales kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë Alfred Belerin që garonte në zgjedhjet lokale nën siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.Beleri akuzohet se nëpërmjet shtetasit Arsen Rama, që bashkëpunoi me prokurorinë, ka ofruar 40 mijë lekë për 8 qytetarë që në këmbim të votonin në favor të tij në garën zgjedhore për Bashkinë e Himarës. Bashkë më të i pandehur është marrë edhe Pandeli Kokaveshi, i cili po gjykohet në masën detyrim paraqitje për shkak të gjendjes shëndetësore.

S'KA KOMENTE