Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes në GJKKO

Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes në GJKKO

43
SHPËRNDAJE

Ka dështuar seanca në GJKKO ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe. GJKKO do të vendoste sot nëse Tushe do të merrej apo jo i pandehur por seanca u shty për më datë 24 shkurt.

Shtyrja e seancës është bërë me kërkesë të avokatëve për arsye shendetësore.

Akuzat ndaj Fatos Tushes:

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton se  Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjës, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.

Një tjetër episod kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”. Me urdhër të Spak, disa muaj më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në pranga keybashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun.

S'KA KOMENTE