Shtrenjtohen importet: Rritja me e madhe tek produktet farmaceutike

Shtrenjtohen importet: Rritja me e madhe tek produktet farmaceutike

42
SHPËRNDAJE

Produktet dhe preparatet farmaceutike duket se kanë pësuar rritjen më të madhe të çmimeve në import, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave.

Indeksi i Çmimeve të Importit tregon se në tremujorin e katërt të vitit 2020, ky indeks arriti 95,1 duke shënuar një rritje me 0,2%, në krahasim me tremujorin e katërt 2019. Krahasuar me tremujorin e tretë 2020 indeksi shënoi një rritje me 0,5%. “Rritja më e madhe e çmimeve të importit prej 0,5% vërehet në produktet e seksionit ‘Industria përpunuese’.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit ‘Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike’ me 4,6%, pasuar nga aktivitetet ‘Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 3,1%, ‘Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi’ me 2,5%, ‘Përpunimi i produkteve ushqimore’ me 2,4%, etj.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” kanë shënuar ulje me 4,8%, pasuar nga ‘Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës’ me 4,0%, ‘Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës’ me 3,1%”. vëren INSTAT. Në raporte tremujore INSTAT nënvizon se Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e katërt 2020 shënoi rritje me 0,5%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, e cila zë peshën më të madhe në vlerën e importeve, ka shënuar rritje me 0,4%./Burimi: Monitor

S'KA KOMENTE