Shteti lufte ndaj te vegjelve, “Bankers ” i shpeton gjobes 120...

Shteti lufte ndaj te vegjelve, “Bankers ” i shpeton gjobes 120 milione euro

750
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Pergjithshme e Doganava ka inspektuar aktivitetin e kompanise kineze Bankers Petrolium. Pas nje hetimi te kryer ne kete kompani eshte zbuluar nje  evazionin i rende fiskal me mospagim te akcizes se lendes se pare.

Per kete shkelje te rende inspektoret ne 7 qershor 2019 vendosen nje gjobe te rende  ndaj kompanise  ,rreth 120 milione dollare dëm dhe detyrim ndaj shtetit shqiptar.

Gjoba, e cila përbën dënimin më të madh financiar të vendosur ndonjëherë në Shqipëri është rezultat i një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Por disa dite pas vendosjes se gjobes Ministria e Finances me nje urdher te saj pezullon gjoben duke i dhene kohe me shume kompanise per ta shlyer

Sipas hetimit, gjatë viteve 2014-2018, kompania Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrime akcizë për lëndën e parë, që përdoret në prodhimin e naftës bruto.

Bëhet fjalë akcizën e një karburanti gjysmë të gatshëm, i njohur me emrin solar, i cili përdoret për të holluar naftën bruto. Mbi këtë detyrim është zbatuar edhe gjoba trefish prej 90 milionë euro siç parashikon ligji i procedurave, duke e çuar shumën totale që duhet të paguajë kompanie në 120 milionë euro.

Në vitin 2014 qeveria shqiptare vendosi ta taksojë solarin me akcizë pasi dyshonte se ky produkt edhe pse deklarohej si lëndë e pare për prodhimin e naftës ishte duke u shitur në treg duke krijuar kështu një skemë gjigante evazioni.

Por edhe ndryshimi i ligjit nuk arriti ta mbyllë plotësisht skemën e evazionit dhe shkak u bë një vendim i Gjykatës Administrative në dhjetor të 2014-ës, i cili shfuqizoi dy akte administrative të doganave për të vjelë akcizën nga bankers.

Nëse Bankers do të ishte një nga qindra bizneset e vogla bregdetare, sot nuk do të mund të zhvillonte aktivitetin , pa paguar detyrimin që i ka borxh shtetit dhe shqiptarëve.

Nëse Bankers do të ishte një lokal bar apo restorant i vogël, apo dhomë plazhi sot do të ishte i rrethuar me shirita bllokimi Nëse Bankers do të ishte një shitës ambulant, sot do ishte bere video virale  duke u tërhequr zvarre nga policët bashkiak per te treguar se shteti nuk fal

Do mjaftonte që shteti të vilte këtë gjobë qe vlejne me teper nga gjobat dhe sanksionet ndaj bizneseve ne gjithe vendin

Por jo, shteti këtë gjobë ka vendosur mos ta vjelë por ta pezullojë. Pa afat, pa sanksione, pa penalitete. Thjesht e ka pezulluar me një firmë të Ministres së Financave

E teksa Bankers vazhdon qetësisht thithjen pa taksa të pasurisë nëntokësore të shqiptarëve edhe pse ka qindra miliona euro detyrime, qeveria nuk merr asnje  mase madje shtyn me tej kohen e faljes se kesaj shkelje

 

Me poshte dokumentet qe vertetojne gjoben e vendosur si dhe pezullimin nga Ministria e Financave.

S'KA KOMENTE