Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani, i shkoi në vendin e punës dhe...

Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani, i shkoi në vendin e punës dhe e qëlloi

1133
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Një shqiptar thuhet se ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë për vdekje. Më pas ai u arratis, por u arrestua menjëherë pas kësaj.

Tashmë 47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim. 

Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Tash për tash kanë përfunduar hetimet mjeko-ligjore në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë në polici.

Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar. Motivi i krimit është ende i paqartë.

S'KA KOMENTE