Shqiptari qe i hoqi prizen e respiratorit te grekut,burgoset ne Koridhalos

Shqiptari qe i hoqi prizen e respiratorit te grekut,burgoset ne Koridhalos

72
SHPËRNDAJE

Spiro M., është një shqiptar 60-vjeçar, i cili u dërgua  për në burgun ‘Koridhalos’, pasi në mesnatën e 7 Prillit, dyshohet se i hoqi aparatin respirator 76-vjeçarit grek me inicialet E.S., i cili ishte i intubuar me koronavirus, duke shkaktuar në këtë mënyrë vdekjen e tij.  Shkaku që 60-vjeçari shqiptar ndërmori një vendim të tillë ishte se po e shqetësonte zhurma e aparatit.

60 vjeçari shqiptar i dyshuar për ngjarjen e rëndë, pasi u rikuperua nga infeksioni i Covid-19, i kërkoi falje hetuesve dhe më pas u caktua në paraburgim.

Sipas informacionit, mësohet se shqiptari këmbënguli në versionin e tij se nuk ka asnjë lidhje me çështjen, dhe pohoi se ishte në gjumë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi.

Pavarësisht mohimit të krimit shqiptari nuk mundi të jepte shpjegime bindëse se si u gjetën gjurmët e gishtit të tij në pajisjen mbështetëse të respiratorit që ai kishte hequr duke rezultuar në vdekjen mbytëse të pacientit 76-vjeçar.

S'KA KOMENTE