Shqiptari gjendet i masakruar për vdekje në banesën e tij. Dyshimet e...

Shqiptari gjendet i masakruar për vdekje në banesën e tij. Dyshimet e policisë (EMRI)

7073
SHPËRNDAJE

Një 49-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Itali. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari është dhunuar për vdekje brenda banesës së tij në Roça Priora, në Via Sassone.

Alarmi është dhënë nga gruaja e viktimës rreth orës 11.00 të mëngjesit të djeshëm. Viktima, babai i tre fëmijëve ishte i njohur dhe i respektuar në lagjen ku banonte. Shqiptari u pa në supermarket pak minuta para se të vritej.

Në vendngjarje shkuan menjëherë karabinierët e komandës Frascati, të cilët nisën të kryenin konstatimet e nevojshme. Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe kamerat e vëzhgimit në zonë. 49-vjeçari Petrit Caka kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë mëngjesin e djeshëm, ndërsa gruaja kishte shkuar të punonte si punëtore shtëpiake. ishte ajo që e gjeti të pajetë të shoqin në banesë, ndërsa dha alarmin në polici. Mes pistave që po heton policia është se shqiptari mund të jetë vrarë për ndonjë borxh.

S'KA KOMENTE