Shqiptari arratiset nga paraburgimi në Greqi, arrestohet 4 orë më vonë

Shqiptari arratiset nga paraburgimi në Greqi, arrestohet 4 orë më vonë

53
SHPËRNDAJE

Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arratisur nga paraburgimi paraburgimi i Policisë së Magnezisë. Sapo u konstatua arratisja e tij, është vënë alarmi për lokalizimin e shqiptarit i cili është gjetur rreth 4 orë më vonë në rrugën “2 Nëntori”.

Shtetasi shqiptar qenë i dënuar për dhunë në familje dhe ka llogari të hapura me drejtësinë greke. Ai ndodhej në paraburgim pasi po gjykohet për çështje të ndryshme edhe pse vuan dënimin në burgjet e Larisës.

Të premten ai u dënua me 18 muaj burg me kusht, pasi Gjykata Penale Volos e shpalli sërish fajtor për lëndime trupore dhe kanosje në familje, armëmbajtje pa leje, sidhe përdorim të armëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe prindërve të saj

S'KA KOMENTE