Shqiptarët po braktisin vendin

Shqiptarët po braktisin vendin

121
SHPËRNDAJE

Tashmë jo vetëm si azilantë, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar. Gjatë 2018-s janë dhënë 9,288 leje qëndrimi nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi, me një rritje prej 65% në krahasim me një vit më parë, sipas Eurostat. Lejet e qëndrimi për arsye punësimi përbëjnë rreth 15% të totalit të lejeve të dhëna për qytetarët shqiptarë. Numri i lejeve të qëndrimit mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Europian i kanë raportuar ato për vitin 2018.

Në 2017-n, sipas të dhënave të Eurostat, u dhanë për shqiptarët rreth 5622 leje qëndrimi për të njëjtën arsye.  Prej vitit 2015, numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi për punë ka qenë në rritje. Kompanitë që operojnë në Bashkimin Europian po punësojnë gjithnjë e më shumë të rinj nga grup-profesione të ndryshme që vijnë nga vendet e Juglindjes, ndër të cilat edhe Shqipëria.

Në fillim pati një tërheqje burimeve njerëzore që operonin në sektorin e përkujdesjes shëndetësore, si mjekët dhe infermierët. Por vitet e fundit po kërkohen edhe profesionistë të rinj, që kanë mbaruar studimet për teknologji informacioni.

Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit për arsye punësimi janë dhënë nga Gjermania. Vetëm gjatë 2018-s shteti gjerman pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shtetas shqiptarë, gati dy herë më shumë se një vit më parë. Në 2017-n u lëshuan 1790 leje qëndrimi për të njëjtën arsye. Lejet e qëndrimit për punë kanë qenë në rritje prej 2014-s, ku u dhanë vetëm 126 leje qëndrimi, në 2015-n u lëshuan 57 leje qëndrimi, ndërsa në 2016 numri i tyre kërceu në 772 leje.

Pas Gjermanisë, vendet që kanë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit për arsye punësimi janë Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072.

Për 2018-n vihet re se Malta është trendi i ri si destinacion për punësimin e shqiptarëve. Në vitin 2018 shteti ishullor dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë.

Në Francë janë shënuar 181 leje qëndrimi të dhëna për punë, 178 leje në Hungari dhe 83 leje në Çeki. Ndërkohë që vende si Suedia ende nuk kanë raportuar lejet që kanë lëshuar në 2018-n për arsye punësimi. Një vit më parë shteti nordik kishte dhënë 384 leje për këtë qëllim, kurse në 2016-n u regjistruan 228 leje, duke qenë kështu një tjetër destinacion popullor për krahun e punës në lëvizje nga Shqipëria.

 

Gjatë vitit 2018, 38.703 shqiptarë lanë vendin për të emigruar jashtë kufijve. Më herët, në vitet 2011-2017 u numëruan 330 mijë persona që ikën si emigrantë. Shifrat bëhen publike zyrtarisht nga Instituti i Statistikave. Situata është serioze, thonë ekspertët. Ata kërkojnë nga klasa politike që të ndërhyhet sa më parë për të ndaluar këtë fenomen, i cili së fundmi po i merr vendit të rinjtë e kualifikuar.

Emigracion elitar

Sociologu Gëzim Tushi thotë për Deutsche Welle-n, se emigracioni i viteve të fundit është krejt i ndryshëm nga ai i viteve ’90, i cili sipas tij kishte karakter politik dhe preku të gjithë shtresat shoqërore. “Tani po përballemi me një emigracion që unë e quaj të vonuar, i cili ndryshon nga ai i viteve ’90. Ndryshon nga përmasat, nga motivimet, nga arsyet, nga shkaqet, nga struktura sociale e atyre që largohen.”

Arsyet e emigrimit të ri

Sipas ekspertit, Gëzim Tushi ata që po braktisin sot vendin janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi. Faktorët e shumtë, arsyeton Tushi, çojnë edhe në një sërë pasojash të rënda për shoqërinë shqiptare. “Emigracioni i fundit po jep pasoja të fuqishme demografike dhe social-ekonomike, siç është boshatisja e vendit, plakja e popullsisë, ulja e numrit të lindjeve, në të cilat emigracioni ka “peshën e luanit”, sepse ata që largohen nga vendi janë përgjithësisht moshë e re, me aftësi të mëdha prodhuese. Një pjesë e mirë e tyre janë elitarë nga pikëpamja profesionale dhe kjo është shqetësuese. Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakume që nuk mund të plotësohen kollaj. Për ta është investuar dhe largimi i tyre krijon boshllëqe të mëdha”, i thotë Gëzim Tushi DW-së.

“Deformim i statusit”

Në mesin e atyre që e braktisin Shqipërinë ka edhe një kategori shqetësuese për ekspertët. Kategoria e të painformuarve. Ata ikin në emigracion pa një objektiv, thotë Gëzim Rushi. “Ekziston edhe një emigracion që bëhet pa kusht, pra është një ikje pa objektiv, pa një busull të qartë, pa një orientim të qartë se çfarë do të bëjnë. Domethënë ikin për të ikur. Mua kjo më shqetëson. Më shqetëson gjithashtu statusi i emigrantëve që ikin nga Shqipëria dhe shkojnë në vendet e Perëndimit. Është e papranueshme që inxhinieri bëhet murator, mësuesja bëhet babysitter, mban të moshuarin etj. Pra ky deformim i statusit, të ikësh nga vendi yt duke qenë këtu dikushi dhe shkon në emigracion për t’u bërë askushi mua më duket e palogjikshme”.

Kriza politike dhe papunësia

Referuar Institutit të Statistikave, në fund të vitit 2018 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 12.3% dhe krijimi i vendeve të reja të punës u ngadalësua ndjeshëm. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa argumenton se situata ekonomike lidhet drejpërsëdrejti me situatën politike në vend. “Ajo që spikat është se sa herë ka acarime të situatës politike, fenomeni i emigracionit rishfaqet sërish. Kur ka pasur normalitet, kur ekonomia ka qenë në zhvillim dhe politika brenda normalitetit dhe standardeve demokratike, qytetarët janë kthyer dhe janë përpjekur të ndryshojnë jetën e tyre në Shqipëri.”

Eksperti, Selami Xhepa vëren se nuk ka pasur vetëm largim nga Shqipëria. Sipas tij, fenomeni i riatdhesimit të emigrantëve për shembull, mund të vërehet shumë mirë në vitet 2006-2007 dhe 2008. “Por tashmë fatkeqësisht, ndoshta edhe për shkak të konfliktualitetit politik, për shkak të përkeqësimit të standardeve demokratike, përkeqësimit të fenomenit të korrupsionit, rritjes së barrës së taksave apo ndryshimit të standardit të jetesës së qytetarëve dhe një gjendjeje ekonomike në stanjacion, është rigjallëruar sërish interesi i qytetarëve për t’u larguar nga vendi dhe kjo dëshmohet jo veç me braktisje. Me të gjithë testimet që u bëhen të rinjve në veçanti, por ndoshta edhe brezit të mesëm, ata kanë filluar që të mendojnë për të ndërtuar një të ardhme jashtë Shqipërisë”, thotë Xhepa për Deutsche Welle-n.

Shendetesia-Shumica e spitaleve të rretheve vazhdojnë të jenë pa mjekë specialistë. Dhe shpresat që mungesat të rikuperohen me të diplomuarit e rinj, sa vijnë e shtohen

Mjekët po largohen gjithnjë e më shumë në kërkim të punësimit në vende të Bashkimit Europian, SHBA apo Kanada.

Të dhënat e Urdhërit të Mjekut flasin për 265 mjekë të larguar në dy vitet e fundit, 32 prej të cilëve specialistë.

Brenda këtij viti, 125 kanë kërkuar certifikatën që dëshmon sjellje të mirë të mjekut për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Fakulteti i Mjekësisë diplomon rreth 250 studentë në vit dhe sipas të dhënave, gjysma e tyre largohen jashtë vendit.

Pasojat po i ndjejnë së pari spitalet e rretheve. Në Dibër, një mjek i vetëm shërben për 24 orë me radhë.

Në Lushnje mungojnë 10 mjekë, në Fier 5, nga pediatër, në renimator, kirurg, kardiolog, e neurologë.

Një pjesë tjetër të pasojave i vuajnë qendrat spitalore në Tiranë. Nga mungesa e mjekëve në rrethe, qytetarët detyrohen t’i drejtohen kryeqytetit, duke sjellë mbipopullim të spitaleve.

https://www.google.com/url?sa=t&source=web&cd=19&ved=2ahUKEwj9iq6mqNrkAhWJ2aQKHaT2DB4QFjASegQIARAB&url=http%3A%2F%2Fwww.neoalb.com%2Fstudimi-i-okb-shqiperia-po-braktiset%2F&usg=AOvVaw3NrKTGQIThltwATy_NOkOT

https://www.google.com/url?sa=t&source=web&cd=3&ved=2ahUKEwjh0pvQqtrkAhUCMewKHXEdDtAQFjACegQIBBAB&url=http%3A%2F%2Fwww.neoalb.com%2Freduktohet-numri-i-nxenesve-ne-shkolla%2F&usg=AOvVaw3VHMOGdqpSxiReg7gf1qXq

S'KA KOMENTE