Ambasada Shqiptare në Kanada të na ndihmojë të kthejmë trupin e shokut tonë në Fier. Ka ndërruar jetë dhe duam që ta dërgojmë në Shqipëri, kemi mbledhur dhe aq para sa kemi mundur. Nga Ambasada duam të na ndihmojë për procedurat ligjore.”
Kjo është thirrja e komunitetit shqiptar në Toronto, Kanada drejtuar Ambasadës Shqiptare atje. Ata kërkojnë ndihmë për një djalë të ri nga Fieri, i cili është sulmuar me parë dhe eshte vrarë. “Duam ta kthejmë trupin në Fier”, jane shprehur familjaret
Referuar deklarimeve të tyre, i kanë dërguar e-mail dhe kanë bërë disa telefonata në Ambasadë, por deri tani nuk kanë marrë një përgjigje. Onur Gurbaz ka ndërruar jetë dy ditë më parë, më 3 Korrik dhe miqtë e tij duan ndihmë sa më parë për procedurat ligjore për kthimin e trupit në vendin tonë.
Për të riun është hapur dhe një peticion online dhe deri tani janë mbledhur më shumë se 8,000 dollarë. Megjithatë, komuniteti i shqiptarëve në Toronto kërkon ndihmë nga Ambasada Shqiptare, si monetare ashtu dhe ligjore për procedurat e mëtjeshme, sepse trupi duhet të vijë me avion.