Shqiperia rregjistron 140 viktima për vetëm 7 ditët e para te marsit

Shqiperia rregjistron 140 viktima për vetëm 7 ditët e para te marsit

77
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka regjistruar plot 140 viktima në 7 ditët e para të muajit mars, shifër kjo më e keqe se muaji shkurt, i cili u cilësua si një muaj i rëndë për sa i përket numrit të viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

Në këtë mënyrë, vendi ynë ka një mesatare prej 20 viktimash në ditë gjatë 7 ditëve të para të marsit, shifër kjo tepër e frikshme duke pasur parasysh numrin e popullsisë së Shqipërisë rreth 3 milionë.

Situata në spitale gjithashtu flet jo për mirë, duke qenë se aktualisht në 4 spitalet Covid dhe spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të 7 pacientët janë në intubuar.

Shifrat e javës së parë të Marsit:

1 mars- 764 raste të reja dhe 20 humbje jete

2 mars- 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

3 mars- 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

4 mars- 851 raste të reja dhe 21 humbje jete

5 mars- 847 raste të reja dhe 20 humbje jete

6 mars- 777 raste të reja dhe 21 humbje jete

7 mars- 819 raste të reja dhe 21 humbje jete

S'KA KOMENTE