Shqiperia rekord për çmimin e larte te naftës, e dyta në...

Shqiperia rekord për çmimin e larte te naftës, e dyta në botë

1553
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka arritur vendin e dytë në rang global sa i takon çmimit të lartë të naftës si karburant. Sipas indeksit që publikon agjencia ndërkombëtare “Global Petrol Prices”, vendi ynë renditet pas Hong-Kongut mes 162 vendeve në botë.

Shqipëria ka lënë pas për herë të parë pas Monakon, Zvicrën, Britaninë e Madhe, Greqinë, Italinë, Zvicrën etj, shtete që historikisht kanë patur çmim më të lartë të hidrokarbureve se ne.

Në Hong Kong një litër naftë me pakicë në javën e parë të shtatorit shitej 1.57 Euro, ndërsa në Shqipëri 1.36 Euro, po aq sa në Israel. Në javën e parë të shtatorit, çmimi mesatar i naftës në të gjithë botën është 0.76 Euro për litër, ose dyfish më i lirë se në Shqipëri.

Sipas Shoqatës të Hidrokarbureve, nga nisja e pandemisë, çmimi i tregtimit me pakicë të karburanteve në vend ka rënë me 20-25 lekë/litër. Shitjet me pakicë variojnë 20-30%  e nivelit të para krizës.

Shoqata e Hidrokarbureve parashikon se nëse çmimet e shitjes me shumicë do të vazhdojnë të bien, edhe në tregun vendas do të ketë reflektim në rënie. Në fakt kjo nuk po ndodh dhe tashmë Shqipëria është e dyta në Botë për çmimin për një litër naftë të përpunuar.

Sipas Global Petrol Price, që rendit çmimet e tregtimit të karburanteve me pakicë në gjithë botë, në prill 2020, Shqipëria renditej e 12-a më e shtrenjtë në botë, në nivele të njëjta me Greqinë, Italinë Izraelin etj. Në shtator 2020 kemi kapëcyer çdo çmim në rajon dhe konkurrojmë me çmime vetëm me Hong-Kongun.

Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja lidhet me taksat e larta që shoqërojnë naftën dhe që paguhen nga çdo konsumator sa herë ai blen një litër karburant. Niveli i taksave arrin në rreth 100 lekë të litër, duke përbërë mbi 60% të çmimit.

Si rregull i përgjithshëm, vendet e pasura kanë çmime më të larta ndërsa vendet e varfëra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime dukshëm më të ulta. Një përjashtim i dukshëm është SH.B.A., e cila është një vend i përparuar ekonomikisht, por ka çmime të ulëta të karburanteve. Dallimet në çmime në të gjithë vendet janë për shkak të taksave të ndryshme dhe subvencioneve për naftën. Të gjitha vendet kanë qasje në të njëjtat çmime të naftës në tregjet ndërkombëtare, por më pas vendosin të vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.

S'KA KOMENTE