Shkodranët kanë marrë varkat për të lëvizur, pasi rrugët e qytetit të tyre janë kthyer në një lumë pas reshjeve të dendura.Në lagjen Ajasëm banesat janë të izoluara dhe banorët janë parë të lëvizin me varka.
Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet.
Nga Shtabi i Emergjencave flitet për një sipërfaqe të përmbytur prej 400 ha në fshatin Muriqan. Prezenca e ujit në Gur të Zi, Dajç e Velipojë është problematike.
Në një dalje për mediet, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë.