Shqipëria me dhe pa ujë! – Problematikat, nga furnizimi deri te cilësia...

Shqipëria me dhe pa ujë! – Problematikat, nga furnizimi deri te cilësia për konsum

145
SHPËRNDAJE

Ndonëse Shqipëria është e pasur me burime ujore, por problematikat duke nisur nga furnizimi me ujë, cilësia e ujit të pijshëm janë prezente ndër vite.

Nisur nga kohëzgjatja e furnizimit me ujë, pavarësisht se herë pas here është premtuar furnizim me ujë 24 orë, një mesatare e vitit të kaluar arrin nivelin e 16.3 orë/ditë.

Por pavarësisht se është i cilësuar si ujë i pijshëm, nga ana tjetër qytetarët nuk e përdorin si të tillë. Problematikë e cila prodhoi debat dhe në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në raportin e publikuar nga kreu i ERRU.

Ndërkaq një nga gjetjet e raportit të ERRU për vitin 2022 janë konstatuar shkelje në saktësinë e të dhënave, e ku konsiderohet si një nga problematikat kryesore që ka sektori i Ujësjellës Kanalizimeve. Vëmendje duhet t’i kushtohet stafeve drejtuese të shoqërive pasi raportimi i të dhënave pranë ERRU, në mjaft raste janë të ndryshme nga ato që deklarohet.

Për vite me radhë vijon të mbetet në nivele të larta keqmenaxhimi i ujësjellës kanalizimeve. Humbjet në rrjet, pra uji pa të ardhura, ka tregues të lartë të humbjeve duke arritur në 67% të natyrës administrative dhe fizike, duke pasur impakt negativ në performancën financiare të shoqërisë së UK.

Grantet dhe financimet të cilat jepen për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizme duhet të kushtëzohen për arritjen e objektivave të vëna nga ERRU gjithashtu dhe për rritjen e performancës.

/ SCAN

S'KA KOMENTE