Zonat më të rrezikuara nga permbytjet dhe çfarë pritet në orët në...

Zonat më të rrezikuara nga permbytjet dhe çfarë pritet në orët në vazhdim

244
SHPËRNDAJE

Këtë të premte vendi ynë është zgjuar nënë pushtetin e ujit. Me qindra hektarë tokë janë përmbytur, ndërkohë që pritet të evakuohen disa mijëra banorë që preken nga vërshimet e lumenjëve. Për momenti 3 qytetet në të cilat situata shfaqet më problematike janë Fier, Vlora dhe Fushë-Kruja. 
Lumi Vjosa pritet që të dalë nga shtrati në orët në vazhdim dhe të shkaktojë përmbytje si në vitin 2015. Për këtë shkak janë paralajmëruar banorët që janë prekur nga përmbytjet e dy vitet më parë që të largohen sa më shpejt nga banesat tyrem perndryshe do të largohen edhe me forcë.
Ndërsa në Fushë-Krujë është dashur edhe ndërhyrja e helikopterëve për të evakuar banorët e bllokuar nga uji. Situata shfaqet e zymtë edhe në qytete të tjera si Korçë, Berat, Shkodër dhe Gjirokastër, ku niveli i ujit ka arritur nivelin 50 cm. Ndërkohë, sipas Instituti i Gjeoshkencave, i gjithë vendi do të vijojë të qëndrojë nën ujë, pasi reshjet e shiut do vijojnë dhe të jetë akoma më intensive, deri ditën e shtunë, gjë e cila do të shkaktojë vërshime nga lumenjtë e mëdhenj, sii dhe rrëshkitje masive dheu.
Zonat më të rrezikuara

Fieri

zonën e Fierit dhe të Vlorës, pranë urës së Novoselës duket se tokat bujqësore janë të mbuluara me ujë. Një evakuim masiv do të fillojë në Novoselë të Vlorë. 2500 familje janë të detyruara të lënë banesat e tyre për shkak të rrezikut të përmbytjes. Emergjencat Civile kanë vënë në dukje se nëse banorët nuk do të duan të largohen me dëshirë, do të evakuohen me forcë nga grupet e shpëtimit. Kreu i Emergjencave, Shemsi Prençi, deklaroi për mediat sot se “sipas raportimeve për sasinë e reshjeve në Greqinë Veriore dhe juglindje të vendit tonë, pritet pas 6 orësh vërshimi i lumenjve Seman, Vjosë dhe Shkumbin dhe përmbytje në hartën e zonave të përmbytura në 2015. Ndaj, duhet të evakuohet popullata e përmbytur në 2015, pasi situata është në ato nivele si në 2015 ose edhe më ekstreme. Pas orës 15:00 shtabi i emergjencës do evakuojë banorët duke përdorur edhe forcën”, tha Prençi.
Vlorë do të nisë evakuimi i mbi 3 mijë banorëve nga Novosela. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje 1 ose 2 orësh. Mësohet se janë evakuar rreth 3 mijë banorët e 6 fshatareve, banesat e të cilëve preken nga lumi. Banorët do strehohen tek konvikti i shkollës industriale dhe tek Pallati i Sportit. Në fshatin Mallkuç të Fushë-Krujës një helikopter ka ndërhyre nga ajëri për për të evakuar banërt e bllokuar nga uji. Nga ky fshat janë nxjerrë 5 persona me helikopter, ndërkohë që po punohet edhe për evakuimin e personave të tjerë që janë prekur nga përmbytja. Sakaq e pakalueshme është rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë. Ndërkohë mësohet se uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë-Krujë. Aksi Fushë Krujë-Vorë është i kalueshme me vështirësi, si dhe aksi rrugor Fushë-Krujë-Laç, është i bllokuar. Mësohet se lumi Derven ka dal nga shtrati, duke përmbytur kështu 1500 familje. Rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë, urë që lidh 4 qytete; Fushë-Krujë, Mamurras, Laç dhe Milot. Po ashtu, në Fushë-Krujë, janë evakuuar 14 familje, pasi kanë prezencë uji në banesë ndërkohë ka dal nga shtrati lumi Zezë.
Situata me ujin e pijshëm
Reshjet e dendura që kanë përfshirë Tiranën, që prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kanë shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës, duke sjellë një situatë kritike në impiantin e përpunimit të ujit e për rrjedhojë në furnizimin me ujë për një pjesë të qytetit. Aktualisht, nga matjet që stafi i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kryen çdo 15 minuta, niveli i turbullirës në impiant rezulton 13.000 NTU, nga 50-65 NTU që duhet të jetë normalisht për t’u futur në përpunim, e më pas për shpërndarje në çezmat e qytetarëve. Për këtë arsye, momentalisht impianti i përpunimit të ujit të liqenit të Bovillës është stakuar. Pavarësisht kësaj, UKT po shfrytëzon maksimalisht të gjitha burimet e saj alternative, konkretisht burimet e Shën Mërisë, Selitës, Bërxullit dhe Laknasit, për të ulur sa të jetë e mundur mungesën e ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës, deri në përmirësimin e situatës në Bovillë.
Akset Rrugore të kalueshëm
Policia Rrugore njofton qytetarët mbi akset kryesore në vend, cilat janë të kalueshme dhe cilat jo. Këshillohet që të kufizohet sa më shumë përdorimi i makinave. Akset rrugore janë kryesisht të kalueshme mepërjashtim të Qafë Kashar-Vorë-Qafë Kashar. Segmenti Tiranë-Rinas, rruga që lidh aeroportin është i kalueshëm. Problem paraqet rruga Fushe Krujë-Kurbin, ku policia devijoi qarkullimin e makinave në rrugën e vjetër pasi rruga e re është mbuluar nga uji në zonën e Derbenit. Segmenti rrugor Arapaj-Ndroq, është i hapur. Në rrugët e tjera ka prezencë të ujit, por trafiku vazhdon i rrjedhshëm. Edhe në qendrat e banuara ka prezencë të rritur të ujit, por trafiku vazhdon të jetë i menaxhueshëm. Sygjerohet që drejtuesit e makinave që udhëtojnë në drejtim të Jugut të përdorin rrugën Tiranë-Elbasan-Peqin. Policia Rrugore kërkon që në aksin Milot-Fushe Krujë të ndërpritet qarkullimi i kamionave me inerte dhe me krom, pasi prezenca e tyre bëhet shkak për bllokimin e rrugës dhe pengon autoritetet të vijnë në ndihmë për mjetet e tjera.
Çfarë pritet në orët në vazhdim
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar të dhëna për situatën me te cilën pritet të përballet kryesisht pjesa jugore e Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017) deri të shtunën (dt.02.12.2017) priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 10 cm në 24 orë. Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet (Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017). Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.