Zhvishen dy ministre te qeverise Rama 

Zhvishen dy ministre te qeverise Rama 

710
SHPËRNDAJE

Ministret e qeverisë Rama kanë zgjedhur jugun për të pushuar e për të bërë plazh. Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar zonjat e qeverisë, ministren e Arsimit Nikolla dhe atë të Ekonomisë, Ekonomi, në momentet e tyre të relaksit në jug.
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla per për pushimet e verës ka preferuar që me bashkëshortin dhe vajzën të shkojnë në Jug, në Dhërmi. Por, nëse gjithë të tjerët vrapojnë te deti i mrekullueshëm i këtij plazhi, zonja Nikolla ka preferuar të rrijë në qetësi, në pishinën e hotelit. Nuk mungon asnjëherë sharmi i saj, edhe pse në plazh zonjat janë të privuara nga tualetet dhe krehjet.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e ministrave të kësaj qeverie, të cilët kanë preferuar Dhërmiun dhe hotelet e mira, Ekonomi ka bërë diçka tjetër, mbase mund të ketë ndjekur edhe zakonet e pushimeve që ka pasur gjithnjë edhe kur nuk ishte ministre.

Ajo është fotografuar nga paparaci i “Panorama Plus’ në Qeparo, së bashku me një grup të madh mikeshash. Aty mësuam se Ekonomi kishte zgjedhur një hotel modest për fundjavën e saj, ose mbase edhe për pushime më të gjata.Nderkoh edhe drejtoresha e pergjithshme e tatimeve nuk i ka shpetuar fotove ne plazh nga paparaci

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.