Shpallet i zhdukur teknologu i Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh

Shpallet i zhdukur teknologu i Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh

1085
SHPËRNDAJE

Prej dy ditësh, një punonjës i Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh është shpallur i zhdukur.
57-vjeçari Shefo D., me profesion teknolog në këtë uzinë, nuk ka shkuar në banesë pasi ka mbyllur turnin e punës më datë 14 nëntor.
Kanë qenë familjarët e që kanë bërë denoncim në polici, pasi konstatuan se 57-vjeçari prej disa orësh nuk kishte njoftuar për vendndodhjen e tij.
Pas këtij kallëzimi, uniformat blu kanë nisur hetimet për gjetjen e teknologut të uzinës së përpunimit të naftës.

Njoftimi i policise

Mallakastër!

Më datën 14.11.2016, rreth orës 06:30, është larguar pa adresë dhe nuk ka shkuar në banesë shtetasi Sh.D, 57 vjeç, banues në fshatin Kalenjë, Mallakastër, me profesion teknolog në uzinën e Ballshit. 

Personi i larguar i ka telefonuar familiarëve se po shkon në Gjerbës të Skraparit për një rast vdekje dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e personit dhe u bë shpallja në kërkim e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.