Zhduken 600 sferat e verdha te betonit nga “Pedonalja”Fier (foto&video)

Zhduken 600 sferat e verdha te betonit nga “Pedonalja”Fier (foto&video)

1941
SHPËRNDAJE

Ndryshon serish Shetitorja apo “Pedonalja” kryesore ne Fier
Perreth nje muaj pune dhe 600 sferat e betonit apo “topat e verdhe” te bashkise sic i quanin me tallje Fieraket jane hequr.Ato se fundmi jane zvendesuar me 600 gjysme harqe betoni . (Me pare automjetet i godisnin dhe rrokulliseshin rruges ndersa keto jane bere statike aq sa dy dite me pare nje automjet mbeti i demtuar) .Kur nuk eshte mbyllur ende dy vjecari i ketij investimi ,bashkia shton me teper financim per te rregulluar gabimet e meparshme. A ka kosto materiale dhe te fuqise puntore per kete shetitore !? Natyrisht qe po!E gjitha kjo behet ne sy te gjithe komunitetit Fierak i cili ka kundershtuar jo projektin per ndertimin e Pedonales por per te pasur ne kete projekt me teper gjelberim , dhe per me teper te zvendesohej nga pllakat struktura e betonit te “pedonales”.As njera as tjetra nuk u realizuan.Kritikat e meparshme u quajten dashakeqe per kete investim deri ather kur edhe topat e verdhe u bene problematike dhe kur nisen ta provonin nxehtesin qe clirohej nga betoni i pedonales.Rreth nje vit me pas inagurimit , nisen te zvendesojn te gjithe topat e verdhe ,me gjysme harqe betoni (te mos demtohen apo pse duken me bukur).Ne te njejten kohe, nisen dhe kane perfunduar lulishtet “artificiale “(serish beton per ti mbush me bar dhe lule te humbas betoni)! Investim i i Pedonales Fier nisi ne nentor te vitit 2013 dhe perfundoi para zgjedhjeve vendore te Qershorit 2015.Rikonstruksioni i bulevardit Jakov Xoxa ne Fier kushtoi rreth 204 .205 .812 lekë te reja dhe u financua nga qeveria shqiptare.Per kujtes ne 16 vitet e fundit bulevardi Jakov Xoxa eshte rikonstruktuar 4 here
Te mirat e Shetitores “Jakov Xoxa”
-1-“Fieraket tani shetisin te gezuar mbremjeve ”

 -2-Ju lyen dhe rikonstruktuan fasadat 

Te keqijat
– 1-Struktura e rruges beton cliron dy fish nxehtesi sa nuk kalon neper te diten per diell ,madje dhe naten. Ne dimer lageshti
-2-Mungon gjelberimi i duhur
-3-Mbi 300 automjete nuk mund te parkohen dhe kane ngushtuar hapsirat per banoret e lagjeve te tjera
-4-Nuk kane kontenier te mbetjeve urbane
-5-Bizneset ne hall te madh. Nuk mund te parkojn as mjetet e tyre por as klienteve per shkak te ndalimit te qendrimit dhe parkimit
Nje investim kryhet ne te mire te komunitetit !”Dhe ky investim na solli shume te mira”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.