Zbulohet nga ferrat ,kisha 234 vjecare e Strumit 

Zbulohet nga ferrat ,kisha 234 vjecare e Strumit 

1435
SHPËRNDAJE

Ishte harruar dhe ishte lene ne meshire te fatit kisha 234 vjecare e Shen Gjergjit ne Strum .Ky objekt qe eshte shpallur momument kulture qe nga viti 1970  prej vitesh ka qene i harruar , braktisur dhe lene ne meshire te fatit . Sipas historianit  Ilirian Gjika ndertimi i kesaj kishe daton ne vitin 1782 . Ndertuar nga vete komuniteti ortodoks . Eshte kishe post bizantine kishe nje neteshe dhe perbehet nga naosi( salla) altari , kthina e altarit( absida)dhe ambjente ndihmese. Mungon ikonostasi dhe afresket nga braktisja e komunitetit vendas .Gjithsesi ky objekt kulti vijon ti rezistoj kohes dhe ruan vlera arkitektonike dhe artistike. Te tilla jane vete godina e kishes , kembanorja ne pjesen perebdimore te saj dhe nje pjese afreske nga piktori ikonograf Joan Cetiri . Cetiret kane qene familje ikonografesh nga fshati grabov i gramshit, perfaqesuesit e fundit te kesaj shtrese ne shqiperine e Jugut.

U desh se fundmi interesimi keyetares se Bashkise Roskovec Majlinda Bufi dhe Drejtorise se Kultures se Bashkise  qe te behej pastrimi i Kishes .Sot ne diten e Trashegimnise Kulturore  Kisha ka mirepritur vzitoret e pare te saj qe kane qene nxenes shkollash autoritetet vendore te Bashkise Roskovec si dhe Metropoliti i Apollonise dhe Fierit Imzot Nikolla. 

Në përshëndetjen e tij Metropoliti i Apolonisë dhe Fierit Imzot Nikolla falenderoi pjesëmarrësit dhe Bashkinë e Roskovecit për punën e mirë për ruajtjen e objekteve të tilla dhe trashëgimin e traditave kulturore. Në fund përshëndeti zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z.Jorgo Begaj, i cili falenderoi të pranishmit dhe organizatorët edhe në emër të kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI.

Nderkohe pritet investimi nga Ministria e Kultures ,Kishes Ortodokse Autoqefale dhe Bashkise Roskovec qe ky monument te restaurohrt te ruhet dhe te behet i vizitueshem per turizmin kulturor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.