Zbulohet droge ku ra avioni ne Ishem

Zbulohet droge ku ra avioni ne Ishem

153
SHPËRNDAJE

Policia ka sekuestruar 300 kg kanabis në një banesë në fshatin Rrotull në Ishëm, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharje dhe magazinimin e lëndës narkotike. 

Pronari i banesës është shpallur në kërkim, ndërsa është proceduar penalisht një 32-vjeçar, i cili është kapur me një mjet furgon me targa AA 039 BK, me 13 punëtorë, të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e pronarit me inicialet B.A. që është në kërkim.

 

Në banesë janë gjetur edhe sekuestruar 300 kg kanabis edhe furgoni që transportoheshin punëtorët për kultivimin e kanabisit dhe një mjet tip Peugeot, po në pronësi të 32 vjeçarit me inicialet A.Ll. banues në Hamallaj.

 

Policia vazhdon punën për arrestimin e autorit që kishte ndërtuar laboratorin duke punësuar 13 persona, ndërsa materialet i kaluan për veprime të mëtejshme.
Pak ditë më parë në Ishëm u rrëzua një avion italian, ndërsa piloti deklaroi se kishte ardhur për të transportuar 200 kg kanabis në rrugën e dytë, pasi të njihte pistën. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.