Zbulohet arsyeja pse polici qelloi drejtuesin e nje mjeti ne Shengjin.

Zbulohet arsyeja pse polici qelloi drejtuesin e nje mjeti ne Shengjin.

169
SHPËRNDAJE

Një video e postuar në rrjete sociale ku dallohej një polic që goditi me grusht një pushues në Shëngjin është bërë hit në internet. Për shkak të videos u komentua gjatë sjellja e policit, por një video e dytë e publikuar pak orë më vonë, solli një të vërtetë krejt ndryshe.

Pas pamjeve të para që ‘Jetaoshqef’ publikoi mbrëmjen e djeshme për një sherr në Shëngjin dhe pas dëshmisë së vëllait të pushuesit, vjen një tjetër version i ngjarjes. Sipas videos se dyte, nuk ishte polici zanafilla e sherrit, por familja e pushuesit nga Italia.
Drejtuesi i mjetit, i cili kishte ardhur me familjen nga Italia për të kaluar pushimet në Shqipëri, për shkak të trafikut zgjodhi të parakalonte dhe menjëherë polici i ka kërkuar të ruante krahun e tij, por shoferi zgjodhi t’i jepte gaz makinës duke i shkelur këmbën punonjësit të policisë. Menjëherë ky i fundit i ka thyer xhamin dhe i ka kërkuar të zbresë nga makina duke e nxjerrë me dhunë prej andej.

Në mes të rrugës ka nisur sherri mes tyre dhe pas disa minutave, polici ka thirrur përforcime, por deri në ardhje të tyre, debati ka denigruar në dhunë fizike me shqelma dhe grushte nga te dyja palet.
Për më tepër shikoni pamje e plota të sherrit në videon e mëposhtme, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.