Zbulohen autoret e vjedhjed se bankes ne Vlore

Zbulohen autoret e vjedhjed se bankes ne Vlore

97
SHPËRNDAJE

Vlorë
Policia zbulon autorët e vjedhjes së filialit të bankës “BKT”, të ndodhur më datë 11.07.2016.
Arrestohet njëri prej autorëve , tjetri shpallet në kërkim.
Shërbimet e Policisë së Vlorës gjatë hetimeve intensive në lidhje me ngjarjen, kanë bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
· Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë, banues në fshatin Vajzë, Vlorë.
Shpallet në kërkim shtetasi:
· G.Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë (punohet për kapjen e tij).
Arrestimi i shtetasit Kostandinos Shakaj, u krye pasi në bashkëpunim me shtetasin G.Gj, më datë 10.07.2016, kanë vjedhur automjetin tip “Benz-Mercedes-2500” me targë të huaj 435AJL06, mjet të cilin e kanë përdorur për të kryer vjedhjen e bankës së nivelit të dytë “BKT” Vlorë.

Shakaj, është person me precedent penal të mëparshëm, i cili ka qenë shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Policia vijon hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në lidhje me ngjarjen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.