Vritet per 60 mije leke punonjesi i karburantit

Vritet per 60 mije leke punonjesi i karburantit

105
SHPËRNDAJE

Ngjarje e rëndë në Sarandë, persona të maskuar qëllojnë për vdekje punonjësin e karburantit.
Dita e sotme ka nisur me një grabitje, e cila ka rezultuar fatale për punonjësin e një pike karburanti në hyrje te Sarandës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se viktima është Artan Hoxha, banor i fshatit Gjashtë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë grabitja e karburantit.kastratit 
Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar, nuk dihet ende identiteti i tyre, por policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.
Kujtojmë që kohët e fundit kanë ndodhur disa grabitje në pikat e karburanteve, por jo me pasoja në njerëz.

NJOFTIMI I POLICISË

Sarandë Policia: Rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person (ende i paidentifikuar), i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me “Çifte” punonjësin e kësaj pike, shtetasin: Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.
Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.