Vrasje me armë në Vlorë, ekzekutohet një person

Vrasje me armë në Vlorë, ekzekutohet një person

90
SHPËRNDAJE

Një person është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ndërsa viktima është me iniciale Refit Toro 

Sipas informacioneve të para, viktima u qëllua kur po drejtonte makinën me targa AA 606 LD.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Informacion i Policise
Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregëtisë”, në rrugën e kësaj zone është qëlluar me armë zjarri në mjetin e tij “Mitsubishi” me targë AA 606 ID, një shtetas i cili për shkak të plagëve në trup ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit Rajonal.
Nga verifikimet paraprake rezulton se viktima është shtetasi Refit Toro  32 vjeç, banues në Vlorë, i cili njihet si person me precedent kriminal dhe me rekorde të theksuara kriminale.
Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në venndgjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.