Vrasja e pasionit, nëna e vrare në Fier ishte shtatzënë

Vrasja e pasionit, nëna e vrare në Fier ishte shtatzënë

237
SHPËRNDAJE

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me vrasjen e nënës së re Ermira Arapi (foto) në Fier.


Dyshohet se 29-vjeçarja Ermira Arapi ishte shtatzënë, raporton Report Tv duke cituar burime nga grupi hetimor, të cilat saktësojnë se të hënën, jepet edhe përgjigja e fundit e mjekësisë ligjore. Pikërisht një konflikt i mundshëm mbi shtatëzaninë, mund të ketë çuar në vrasjen e së resë nga Derveni.
Një hipotezë është se, e reja e martuar priste një fëmijë nga Derveni, me të cilën dyshohet se kishte jë lidhje intime, pasi bashkëshorti i saj ishte në emigrim.
Ermira Arapi u qëllua me pistoletë në qafë. Autori i vrasjes, Drini Derveni, 32 vjeç, u vetëvra pasi ekzekutoi 29-vjeçaren.
Të dy u gjetën të pajetë dje në një makinë Fuoristradë me ngjyrë blu, në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, 

Personi që shihni në foto është 32-vjeçari Drini Dervini, i cili në rrethana ende të paqarta vrau Ermira Arapi Dushi, me të cilën raportohet se kishin një lidhje intime, jashtëmartesore.
Pas identifikimit, policia sqaroi se viktimat ishin të martuar dhe kishin krijuar familjet e tyre përkatëse. Nga martesat ata kishin edhe fëmijë. Mësohet se Drini Derveni kishte dy fëmijë me bashkëshorten e tij, B. Derveni. Ndërsa Ermira ishte nënë e një vajze 6 vjeçe. Ajo jetonte bashkë me kunatën dhe punonte shitëse në një dyqan perdersh në Fier, vend ku dyshohet se edhe janë njohur bashkë. Ndërkohë që burri i saj ishte emigrant në Greqi, aty mbante edhe vajzën 6 vjecare, pasi kishin si synim ta shkollonin jashtë Shqipërisë.
Ngjarja 
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë vënë re trupat e pajetë brenda automjetit rreth orës 11:30. Fillimisht është menduar se dy të rinjtë ishin familjarë dhe se mund të ishin ekzekutuar nga persona të tjerë. Pas mbërritjes së Policisë dhe këqyrjes së vendit, ngjarja dyshohet si vrasje dhe më pas vetëvrasje. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se dallohet qartë që viktima Drini Derveni, pasi ka qëlluar me armë vajzën, ka vrarë edhe veten. 
Policia konfirmoi se 32- vjeçari në çastin që viktimat janë gjetur në makinë, mbante në dorë një pistoletë të tipit “TT”. Sipas ekspertëve në vendngjarje, edhe pse ende nuk ka dalë ekspertizë mjekoligjore, të dhënat tregojnë se Derveni e ka qëlluar pas koke të dashurën e tij dhe fill pas kësaj ai ka puthitur tytën e pistoletës në anën e djathtë të kokës, duke u vetëvrarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.