Vodhi 4,86 mln leke , ndalohet 27 vjecari nga Cakrani

Vodhi 4,86 mln leke , ndalohet 27 vjecari nga Cakrani

1356
SHPËRNDAJE

Fier
Vodhi 486 mijë lekë të reja në një banesë, zbardhet ngjarja nga policia dhe ndalohet autori i dyshuar.
Më datën 26.05.2017, ka bërë kallzim shtetasi F.M, banues në Cakran, se gjatë natës i kanë vjedhur banesën dhe i kanë marrë 486.000 lekë të reja.
Nga veprimet hatimore të kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje ku rezulton se autor i dyshuar i vjedhjes është shtetasi Dorian Korçari.
Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Dorian Korçari, 27 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.