Vlorë: I vihet zjarri makinës së Drejtorit të Shërbimit të Provës

Vlorë: I vihet zjarri makinës së Drejtorit të Shërbimit të Provës

35
SHPËRNDAJE

Sërish në Vlorë zjarrvënie e qëllimshme makine. Këtë radhë sulmi ështëtë bërë ndaj Drejtorit të Shërbimit të Provës, Taulant Korkajt.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, në orën 1:35. Makina e Korkajt ishte e parkuar në lagjen “Isa Boletini” dhe zjarri i është vënë në pjesën e përparme.

Më datë 31.12.2017, rreth orës 1:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ‘’Isa Boletini’’ ka marrë flakë duke qënë i parkuar automjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit T.K., 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë). Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme. Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.