Vjedhin ne gazsjellesin TAP arrestohen 4 persona

Vjedhin ne gazsjellesin TAP arrestohen 4 persona

58
SHPËRNDAJE

Fier!
Vjedhin duke shpërdoruar detyrën, arrestohen në flagrancë 3 punonjës të SHPSF “Pelikani” dhe 1 shtetas tjetër për korrupsion pasiv.
Specialsitët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Piro Gjini, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier.
2.Endri Buzi, 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
3.Hyqmet Gremi, 40 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti’, Fier.

(Të tre punonjës të SHPSF “Pelikani”.)
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëprmjet veprimeve korruptive dhe shpërdorimit të detyrës për një periudhe kohore dy javore, kundrejt marjes se ryshfetit, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyren në objektin që kishin nën ruajtje, një sasi prej 400 litra naftê si dhe një sasi prej 75 copë tranversa në pronësi të firmës “Spiecapag” që është firma nënkontraktuese e Gazsjellësit Tap.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Karafil Agaçi, 32 vjeç, banues në fshatin Suk, Rroskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet korruptimit të punonjësve të SHPSF “Pelikani”nje sasi prej 55 copë tranversash, të cilat i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.