Vjedh nje banese ne MALLAKASTER policia ndalon 21 vjecarin

Vjedh nje banese ne MALLAKASTER policia ndalon 21 vjecarin

2007
SHPËRNDAJE

Mallakastër
Vjedh një banesë në Mallakastër, policia ndalon autorin e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:
-Emiljano Milaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fratar, Mallakastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 26.06.2017, gjatë natës, në banesën e shtetasit A.R, 44 vjeç, banues në fshatin Fratar, Mallakastër, ka vjedhur një gjenerator, një fikse zjarri, një makinë akulli, një bateri automjeti dhe disa sende të tjera të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se është autori i vjedhjeve të disa banesave të tjera në Mallakastër, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.