Vjedh naftë në kantierin e T.A.P,arrestohet 24 vjecari

Vjedh naftë në kantierin e T.A.P,arrestohet 24 vjecari

1112
SHPËRNDAJE

Fier!
Vjedh 120 litra naftë në kantierin e shoqërisë T.A.P, ndalohet nga policia shtetasi:
-Vilson Qerimaj, 24 vjeç, banues në fshatin Verbas, Fier.
Më datën 11.01.2017, në vendparkimin e mjeteve të shoqerisë T. A. P, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” Fier, janë vjedhur 4 bidona 30 litrosh, rreth 120 litra naftë nga një automjet i rëndë tip “Volvo” i shoqërisë T.A.P.
Pas punës hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Fier, u bë i mundur evidentimi dhe kapja e autorit të dyshuar ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e naftës së vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.