Video/Zjarri perfshin nje banese dy kateshe ku banojne dy familje

Video/Zjarri perfshin nje banese dy kateshe ku banojne dy familje

42
SHPËRNDAJE

Me datë 10.03.2017, në orën 16.12 njoftohemi se në lagjën Vojo Kushi, Shkodër , në vendin e quajtur rruga e Vajgurit, në një banesë dy katëshe ku jetojnë dy familje,ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.
 Punonjësit e policisë kanë evakuuar shtetasin R. H së bashku me familjen.
Ndërsa në banesen e shtetasit H. H 74 vjeç, punonjesit e policisë dhe zjarrefikesit nuk u futen dot per shkak të përmasave të mëdha të flakëve e që kishin përfshirë këtë banesë.
Shtetasi H.H sipas deklarimeve të bashkëshortes dyshohet se ka ngelur brenda në banesë, ndërsa bashkëshortia ka dalë pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë , Zjarrfikset MNZ dhe Autombulanca.  
Punohet për fikjen e zjarrit.
 Veprimet po kryhen me grup hetimor, në përfundim do të jepet dhe informacion i plotë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.