VIDEO/Vjedhin objektet e lashta në Apolloni, arrestohen 2 autorë,në kërkim 2 të...

VIDEO/Vjedhin objektet e lashta në Apolloni, arrestohen 2 autorë,në kërkim 2 të tjerë

141
SHPËRNDAJE

Fier!
Gjenden një sasi e konsiderueshme objektesh arkeologjike të lashtësisë.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Apollonia”.
Vjedhin objektet e lashta në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, arrestohen në flagrancë 2 prej autorëve dhe shpallen në kërkim 2 të tjerët.
Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në bazë të informacioneve të grumbulluara organizoi një pune hetimore disa mujore ku u bë i mundur realizimi i operacionit “Apollonia”.
Nga realizimi i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1.Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç.

2.Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
-A.F, 41 vjeç.

-E.F, 53 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjeshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë” ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre.
U sekuestruan në cilësin e provës materiale objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë.
Gjithashtu në banesën e njërit prej prej tyre u sekuestrua një paisje dedektor për gjurmim i antikuareve.
Meterialet arkeologjike të sekuestruara do t’i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit e kulturës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 138 dhe 138/a/2 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.