Video/Tentojn te korruptojn policin me 50€ arrestohen dy shtetas

Video/Tentojn te korruptojn policin me 50€ arrestohen dy shtetas

60
SHPËRNDAJE

Policia e Kufirit në Durrës godet dy raste mitdhënie.

Tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare duke I futur në brendësi të pashaportave 20 € dhe 50 €.

Ndalohen dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, mbrëmjen e djeshme kanë goditur 2 raste mitdhënie.
Janë ndaluar shtetasit:

• Vangjel Bardhi 21 vjeç, banues në Tiranë;

• Tofik Shehu 25 vjeç, banues në Peshkopi.

Vangjel Bardhi, më datë 25.01.2017, rreth orës 20:30, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke I futur në brendësi të pashaportës 50 €, me qëllim për të kaluar kufirin, pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

Tofik Shehu, më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare duke I futur në brendësi të pashaportës 20 €, me qëllim për të kaluar kufirin pasi ishte deportiv në zonën Schengen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.