VIDEO/Tahiri te grevistët e Zharrzës: Mos filmo! Mos bëj si gangster!

VIDEO/Tahiri te grevistët e Zharrzës: Mos filmo! Mos bëj si gangster!

126
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar pa praninë e mediave për të takuar banorët e Zharrëzës mesnatën e së dielës.
Ai u ka thënë banorëve se kishte shkuar si qytetar dhe jo si ministër. Por siç shihet në videon e mëposhtme, sapo njëri nga qytetarët e pranishëm ka hapur kamerën që ta filmojë këtë rast, Tahiri është revoltuar, duke i kërkuar që ta fikë.
Tahiri: Fike kamerën tani se kam ardhur t’ju përshëndes si qytetar.
Qytetari: Pse ta fik, le ta dokumentojmë.
Tahiri: Fike se kam ardhur vetëm, po të ishte për kamera do vija me media.
Qytetari: Mendoj se s’ka gjë të keqe.
Tahiri: S’kam ardhur për ty kam ardhur për këta.
Qytetari: Edhe unë pjesë e tyre jam.
Tahiri: Fike kamerën mos u bëj gangster me mua.
Nuk është e qartë përse ministri nuk pranon të filmohet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.