Video/Sekuestrohet 380 kg drog dhe nje skaf ne breg te Vjoses

Video/Sekuestrohet 380 kg drog dhe nje skaf ne breg te Vjoses

64
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare Vlorë.
Policia Kufitare Vlorë parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për trafik me rrugë detare të lëndëve narkotike.
Sekuestohet një sasi prej rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni Vlorë
Në vijim të operacionit u kap dhe u sekuestrua gjithashtu edhe një mjet lundrues “Skaf”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës.
Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr.33 Kallënga, në Akërrni-Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.
Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. 
Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit.
Në vazhdim të operacionit ku në zonën e Hidrovorit u kap një sasi lënde narkotike për tu trafikuar drejt Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në vazhdim të operacionit, rreth orës 16:00 bënë të mundur kapjen e një skafi ngjyrë bardhë e blu, me një motorr “Mercury 200hp”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, Novoselë, Vlorë. 
Mjeti po bëhej gati për të trafikuar lëndën narkotike.
Për transportimin e sasisë dhe mjetit lundrues u bashkëpunua me GdF
Ndërko Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Vlorë po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore. 
Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.