VIDEO/Sekuestrohet 2 kg e 60 gr heroine

VIDEO/Sekuestrohet 2 kg e 60 gr heroine

46
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare Kakavije goditet një tjetër rast të “Trafikimit të lëndëve narkotike “.

‘ 

Sekuestrohet 2 kg e 60 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas .
Më datë 07.02.2017, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike. 
Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Alban Kapllari me mjetin mikrobuz të linjës Shkodër-Athinë, me targa AA 487 LY. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijen e dytë, në frigoriferin e këtij auromjeti kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. 
Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në frigorifer, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg e 60 gr.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit :
Alban Kapllari, 36 vjeç , banues në Tiranë .
 Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.