Video/Sekuestrohen 5 kg drog, arrestohen 2 shtetas

Video/Sekuestrohen 5 kg drog, arrestohen 2 shtetas

141
SHPËRNDAJE

Shkodër
Vijojnë operacionet antidrogë
Finalizohet operacioni i radhës i koduar “KIRAS”
Sekuestrohen 5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallet 1 tjetër në kërkim
Më datë 19.10.2016, nga Sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore, u finalizua me sukses operacioni policor i radhës i koduar “KIRAS”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit : 
•Edmir Demiraj, 28 vjeç, banues në Shkodër

•Avni Kuçaj, 30 vjeç, banues në Shkodër
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit :
•A.SH. 18 vjeç, banues në Shkodër
Arrestimi i 2 shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë me një sasi prej 5 kg 32 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, ku dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim do e shisnin. 
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
•një automjet tip Benz me targa AA 399 CI

•një automjet tip Citroen me targa AA 584 MO
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.