Video/Sekuestrohen 43 kg droge,arrestohet poseduesi

Video/Sekuestrohen 43 kg droge,arrestohet poseduesi

65
SHPËRNDAJE

Finalizohet operacioni “SAVRA”.
Sekuestrohen 43 kg Cannabis Sattiva, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Savra”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Arben Begaj, 32 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë, Vlorë.
Në vendin e quajtur “Rotondua e Savrës”, Lushnje, gjatë natës së mbrëmshme, nga kontrolli që i’u bë mjetit tip Volkswagen me targa AA 488 HL, që drejtohej nga shtetasi Arben Begaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 43 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit. 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafik të lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 283 dhe 283/a e 22 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.