Video/Sekuestrohen 324 kg  Cannabis Sattiva !

Video/Sekuestrohen 324 kg  Cannabis Sattiva !

525
SHPËRNDAJE

Operacion-Antidrogë 
Sekuestrohen rreth 324 kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva !
Arrestohet në flagrancë 1 autorë, shpallet në kërkim 1 tjetër !
1- Aldrin Ramadani, 25 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë (arrestuar).

2- Z.T., 54 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë (shpallur në kërkim).
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle operacionale në fshatin Tragjas të Vlorës dhe kanë konstatuar se:
–> Gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë në fshatin Tragjas, përballë banesës së shtetasit Z.T., kanë gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale rreth 269 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sativa.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Z.T., si autorin e dyshuar në lidhje me posedimin e kësaj lënde narkotike, për të cilin po punohet për kapjen e tij.
–> Gjithashtu, Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aldrin Ramadani, për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Tragjas, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi tjetër me lëndë narkotike me peshë prej 55 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sattiva.
Vazhdojnë hëtimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.