Video/Policia sekuestron 480 kg lëndë narkotike

Video/Policia sekuestron 480 kg lëndë narkotike

59
SHPËRNDAJE

Policia sekuestron 480 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva !
Punohet për kapjen e autorëve !
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vajzë, ka konstatuar një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati, me peshë totale prej 466 kg, të llojit Cannabis Sattiva (80 thasë).
Po gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike prej 14 kg, të llojit Cannabis Sattiva (2 thasë) brenda një ndërtimi me dru e të mbuluar me plasmas. 
Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.