Video/Po shtypni popullin,hakerat i shpallin luftë qeverisë shqiptare

Video/Po shtypni popullin,hakerat i shpallin luftë qeverisë shqiptare

119
SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë më parë, ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani iu mbyll llogaria në Tëitter, që mesa duket ka qenë një sulm nga hakerat.
Manjani reagoi duke thënë se “mund t’i mbyllin profili por nuk i heqin dot të drejtën e fjalës së lirë”, ndërsa ditën e djeshme një video me titullin “Mesazh i Anonymus për qeverinë shqiptare” është ngarkuar në Youtube.
Në mesazhin pas të cilit qëndrojnë hakera shqiptarë, kritikohet qeveria shqiptare si e inkriminuar dhe që ka tradhëtuar popullin për përfitime personale. Nuk dihet nëse hakerat shqiptarë pas videos janë pjesë ‘zyrtare’ e grupit të famshëm botëror “Anonymus”.
Kjo nuk është hera e parë që ata japin mesazh për lidhur me Shqipërinë. Rreth një vit më parë po i njëjti profil në Youtube ka kërkuar ribashkimin e trojeve shqiptare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.