Video/Miratohet  ndertimi ne Mbrostar i impiantit te plehrave,kunder jo vetem PD 

Video/Miratohet  ndertimi ne Mbrostar i impiantit te plehrave,kunder jo vetem PD 

1723
SHPËRNDAJE

Pas debateve te shumta te keshillit te bashkise Fier qe kane  zgjatur per 4 ore me radhe kane mberritur edhe ne vendimin perfundimtar. Keshilli i Bashkise ka vendosur me shumice votash te keshilltareve te pranishem ne salle miratimin ne parim te variantit te 4 te studimit te paraqitur nga komisioni i posacem i bashkise .Varianti 4 me vendodhje ne njesine administrative Mbrostar eshte votuar pro tij nga 24 vota te keshilltareve  nga 35 te pranishem ne salle. Votuan kunder ketij varianti 8 vota te keshilltareve te djathte dhe  dhe keshilltarja e  LSI Lulsida Muho .Nderkohe 2 keshilltare te tjere abstenuan, Ledion Cepele nga PS dhe Erieta Rrapushi nga LSI keshilltare qe perfaqesojne ne keshill bashkiak kete njesi administrative nuk kane votuar.Varianti ne fjale nuk gjen konsensus te gjithe keshillit.Pasi deshtoi varianti i ndertimit te impiantit te plehrave ne Plyk dhe Mbyet te njesise Portez ky variant e zhvendos ndertimin e tij ne Mbrostar


Me heret

Kreu i grupit te PD Luan Baci pas paraqitjes se 10 varianteve nga komisioni i ngritur per kete qellim ka drejtuar kritika per 7 nga keto variante. Sipas Bacit ne keto 7 variante te paraqitura nuk plotesohwt kriteri baze i miratimit te ketij vendimi per ndertimin e impiantit qe sipas tij wshte vendimi i komunitetit ku do te ngrihet ky impiant.Ne gjykojme ka thene Baci se ky eshte kushti kryesor i cdo varianti te paraqitur nga ana e ketij komisioni nderkohe ai ka perseritur se qendrimi i grupit te keshilltareve te djathte eshte pro ndertimit te ketij impianti por me konsensus te plote te komunitetit ku do ndertohet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.