Video/Ministri Gjiknuri ne vendin ku ndodhi shperthimi ne Ballsh

Video/Ministri Gjiknuri ne vendin ku ndodhi shperthimi ne Ballsh

363
SHPËRNDAJE

Ministri i Energjisë dhe Idustrisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, pas shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e sotme.

Gjiknuri është shprehur se tashmë situata është nën kontroll, ndërsa reparti momentalisht është jashtë funksionit. Ministri tha nga Ballshi se zjarri në uzinë është shuar plotësisht, ndërkohë i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku humbi jetën një person dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Gjiknuri i shprehu ngushëllime familjes së 40-vjeçarit Shkëlqim Muça i cili humbi jetën, ndërsa tha se do të bëjë gjithçka që të plagosurit të marrin trajtimin e duhur mjekësor

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.