Video/Mesnata ne Kishen e Shen Gjergjit FIER,festohen Pashket

Video/Mesnata ne Kishen e Shen Gjergjit FIER,festohen Pashket

130
SHPËRNDAJE

Ne mesnate qindra besimtare ortodoks kane ndjekur meshen e ngjalljes se Krishtit ne kishen e Shen Gjergjit .Metropoliti At Nikolla ka mbajtur meshen qe I dedikohet ringjalljes se krishtit.

Qindra besmitare jane afruar dhe kane marre flaken e shenjte qe simbolizon driten dhe qe sipas tradites cdo besmitare e merr ate ne cdo familje per te ndricuar rrugen drejt jetes dhe miresise.Nje dhurate tradicionale e Pashkes jane vezet e kuqe. 

Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe perplasje e tyre simbolizon carjen e pushtetit te Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezet jane simbol i lindjes se jetes nga guacka e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.
Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

Pas procesionit te ndjekur ne mesnate ne kishen e Shen Gjergjit ne qytetin e Fierit besimtarete ortodoks jane lutur per me shume paqe dhe miresi brenda shpirtrave te tyre, njeri tjetrit besimtareve dhe gjithe ketij komuniteti.urimi Gezuar Pashket krishti u ngjall bashkon te gjithe besimtaret ne kete qytet ndersa ky urim shkon edhe per te gjitha besimet e tjera .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.