Video/Makina bie ne kanal ne Hoxhare, humbin jeten dy persona

Video/Makina bie ne kanal ne Hoxhare, humbin jeten dy persona

552
SHPËRNDAJE

Nje aksident i rende ka ndodhur kete mbremje ne aksin rrugor Fier- Hoxhare. Nje automjet ka hinbur kontrollin dhe ka rene ne kolektorin e Roskovecit qe derdhet ne Hoxhare. Automjeti ka rene ne kolektorin e mbushur me uje dhe per pasoje dy personat nw automjete mesohet tw jene mbytur . Nje tjeter persona nderkohe ka mbetur i plagosur dhe eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin Fier. Viktimat mesohet se jane nje burre dhe nje grua.

Info e policise

Fier!
Informacion paraprak!
Më datën 30.01.2017, rreth ores 19:30, në aksin rrugor Hoxharë– Fier, pranë “Urës së Shënpjeterit” si rezultat i pakujdesisë së drejtuesit të mjetit dhe mungesës së sinjalistikës, ka dalë nga rruga dhe është permbysur në një kanal me ujë mjeti tip “Benz” me targa AA 494 OB, qe drejtohej nga shtetasi EG 36 vjeç. 
Për pasojë është mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë Silvana Alushaj, 40 vjeçe, si edhe ka marë dëmtime pasagjeri tjetër, shtetasi Haziz Hilaj, 35 vjec, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për gjetjen e shkakut të aksidentit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.