Video/LSI perplasje me Bashkine Fier per impiantin e plehrave

Video/LSI perplasje me Bashkine Fier per impiantin e plehrave

262
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit te keshilltareve te LSI ne Keshillin Bashkiak  Fier, Nimet Musai ka dale sot ne nje konference per mediat duke shprehur pakenaqesi dhe kundershtim ne lidhje me impiantin e  plehrave. Fillimisht kreu i grupit te LSI eshte shprehur se LSI FIER kerkon transparence me lidhje me qendrimin e bashkise dhe kreut te saj Armando Subashi mbi deklaraten per terheqjen e vendimit te qeverise per ndertimin e impiantit te mbetjeve urbane . Per Musain ky vendim eshte shkruar vetem ne statusin e Kreut te Bashkise ne Facebook dhe nuk ka nje vendim zyrtar te shkruar dhe protokolluar zyrtarisht . Ne jemi pro ndertimin te impiantit ka thene kreu i grupit te LSI ne keshillin e bashkise Fier Nimet Musai por kerkojme qe ky impiant te plotesoje kushtet teknike dhe te marre miratimin e komunitetit nderkohe Musai ka  deklaruar gjithashtu se kerkohwt transparence ne lidhje me shpronesimin e tokes mbi te cilen do ndertohet ky impiant nese do te ndertohet.Sipas Musait ne lidhje me shpronesimin dhe koston e tokes private  ku do ndertohet impianti qe afersisht kap nje vlere prej 460 mln leke te reja kerkohet te paraqitet zbatimi i procedurave ligjore
Reagimi i. Bashkise Fier

 

Sot u njohëm me një deklaratë të bërë nga Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, lidhur me ndërtimin e Impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane.

Thelbi i kësaj deklarate ishte transparenca në vendimmarrjet e këtij procesi.

Bashkia Fier sqaron se;

Së pari;

Përsa i përket vendimamrrjeve të Këshillit Bashkiak, ato kanë qenë të hapura e transparente.

Janë zbatuar të gjitha kërkesat ligjore;

Këshilltarëve u janë shpërndarë materialet 5 ditë përpara zhvillimit të mbledhjeve, sic e parashikon ligji dhe ç’është më e rëndësishmja, të gjitha këto vendime janë marrë në konsensus të plotë edhe të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përtej vendimeve të miratuara në Këshill dhe publikisht nuk ka asnjë vendimmarrje tjetër.

Së dyti;

Nëse këshilltarët e LSI-së kërkojnë transparencë dhe duan të dinë më shumë sesi kanë vazhduar procedurat e mëtejshme për këtë impiant, le ta kërkojnë këtë informacion tek ministria përkatëse, që në rastin konkret është Ministria e Mjedisit, pasi siç e kemi sqaruar edhe herë tjetër, institucioni përgjegjës dhe kompetent për të tilla procedura është Ministria e Mjedisit.

Së treti;

Bashkia Fier shpreh keqardhjen që lufta politike dhe etja për një grusht vota më shumë i detyron këshilltarët e LSI-së të hiqen sot si të paditur, të hiqen sot sikur nuk kanë qenë pjesë e vendimmarrjeve dhe të përpiqen të hedhin poshtë të gjitha ato arritje dhe rezultate pozitive që ne së bashku kemi patur gjatë këtyre muajve për Bashkinë tonë.

Fakti që një pjesë e LSI-së po i bën opozitë pjesës tjetër të LSI-së, apo ministrave të saj, nuk është më as problem dhe as shqetësim i Bashkisë Fier.

Së fundmi;

Edhe njëherë duam të garantojmë, në veçanti banorët e atyre fshatrave, se asnjë vendimmarrje e mëtejshme për ndërtimin e këtij impianti nuk do të realizohet pa u konsultuar, biseduar dhe marrë pëlqimin e banorëve. Ky është edhe qëndrimi i mbajtur qartë dhe prerë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij të para disa ditëve në Fier.

Bashkia Fier i bën sërish thirrje banorëve të kësaj zone, që të mos bien pre e keqinformimeve, apo e përdorimit të tyre thjesht dhe vetëm si mish për topat elektoralë të partive politike.

Faleminderit!

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.