Kryebashkiaket e majte qe premtuan ne 17 vjet Gjanicen e paster.

Kryebashkiaket e majte qe premtuan ne 17 vjet Gjanicen e paster.

994
SHPËRNDAJE

Sistemimi dhe pastrimi i lumit Gjanica ne Fier, ka qene nje nder premtimet e shumta shprehur nga politika dhe politikanet ne keto 27 vjet te Demokracise ne Shqiperi . 

Premtimi per pastrimin e Gjanices eshte theksuar jo vetem ne fjalimet elektorale te kandidateve ne garen per drejtimin e Bashkise se Fierit por edhe per zgjedhjet parlamentare nga lideret kryesore te Partive politike me te medha ne Shqiperi qe nga Fatos Nano dhe EDI Rama PS por edhe Sali Berisha dhe Lulezim Basha. 

 Gjanica e premtuar
Duke lene menjane,periudhen e tranzicionit 1990-1999 ,si pamundesi per ndryshimin e kesaj situate ne lumin Gjanice si edhe ate ne fushen e mbetjeve urbane ,kjo situate thuajse mbeti e njejte edhe me pas.Teper e diskutuar , problematike dhe mjaft alarmante!

Qe prej viti 2000 dhe deri me sot, lumi Gjanica si edhe fusha e mbetjeve urbane ,ka qene ne listen e premtimeve elektorale per drejtimin e qytetit te Fierit .

Madje ,premtimi per zgjidhjen e problematikes se tyre ,ndaljen e ndotjes dhe prishjen e ndertimeve pergjate dy brigjeve te Gjanices ,i kane dhene besimin me vote drejtuesve te meparshem dhe tanishem te bashkise. 

Te pakten ne keto 17 vjet qe prej vitit 2001 pervec premtimeve nuk ka ndodhur asnje mrekulli . Lumi Gjanica ka mbetur aty me ndotjen nga hidrokarburet dhe po keshtu edhe fusha e mbetjeve urbane e tejmbushur duke thirrur fort per ndihme.

Premtimet ne vite per rehabilitimin e lumit Gjanica 

2000-2003 Nikollaq Koshovari 

Kryebashkiaku qe nisi te heq kioskat nga Fieri. Nisi nje plan rregullimi per Fierin por nuk u miratua as u zbatua.

2003-2007 Baftjar Zeqaj Ne mandatin e pare premtimi per zhvendosjen e fushes se mbetjeve dhe pastrimin e lumit Gjanica por nuk ndodhi as-njera as -tjetra shkak financimet. Nisi projekti per studimin dhe planin rregullues te Fierit .

2005 – Ne fushaten e zgjedhjeve parlamentare .Kreu i PD Sali Berisha qe u zgjodh kryeminister !Premtoi ne fushate pastrimin e lumit Gjanica dhe ndaljen e derdhjeve nga hidrokarburet te zones naftembajtese dhe uzinave te perpunimit. Pushteti vendor i majte qeverisja qendrore e djathte , nuk kishte dakortesi dhe rrjedhimisht dhe financime ne vlera kolosale qe mund te zbatonin projektin per rehabilitimin e Gjanices e njejta situate u perserit dhe ne vitin 2009

2007-2011 Baftjar ZeqajZeqaj pranon situatën kaotike në të cilën ndodhet lumi i Gjanicës, duke premtuar njëherazi se viti 2009 do të sjellë projekte konkrete për rehabilitimin e saj. Sipas tij, është menduar të punohet me një tjetër mënyrë, me qëllim që të krijohet një skemë e mirë dhe terren i përshtatshëm për studiot projektuese

2011-2015 Baftjar Zeqaj Projekti i studimit te fizibilitetit te lumit Gjanica . Ne Fier vijn kinezet e kompanise SINO HYDRO.Kinezet kerkonin 60 mln $ per sistemimin dhe pastrimin e Gjanices prej zones se Ballshit- Fier( grykederdhjen Seman). Perfundoi studimi por nuk u zbatua
2013 -Edhe ne fushaten per zgjedhjet parlamentare 2013 kreu i PS EDI Rama qe me pas fitoi keto zgjedhje dhe u zgjodh kryeminister ,deklaroi nga Fieri per sistemimin e lumit Gjanica .Prishjen e mbi 200 objekteve pergjate brigjeve te lumit. Kostua ishte teper e larte per komprnsime(14 miliard)u terhoq duke lene nje premtim ne pritje Gjanica e premtuar

Gjanica sot
2015-2019 Armando Subashi.. Permbytjet e shumta te Gjanices si shkak i ngushtimit te brigjeve te lumit, beri te mundur pastrimin e inerteve ne nje gjatesi prej 5 km (ne pritje per dy vitet ne vazhdim per ndaljen e ndotjes ,derdhjen e hidrokarbureve )

Pastrimi i Gjanices nga inertet
Zgjedhjet parlamentare 2017 Kryeministri Rama premton perseri per rehabilitimin e lumit Gjanica. Projekti ne fjale do zbatohet se bashku me projektin e zhvillimit te qendres se Fierit

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.