Video/Kapet dhe asgjësohet me anë të djegies 762 kg droge

Video/Kapet dhe asgjësohet me anë të djegies 762 kg droge

36
SHPËRNDAJE

Tepelenë. 
Operacioni “DHËMBELI”.
Kapet dhe asgjësohet me anë të djegies një sasi prej

762 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. 
Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike. 
Operacion i zhvilluar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit G.D. kishte lëndë narkotike, në datë 09.02.2017, është ushtruar kontroll nga ana e punonjësve të policisë.
Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të banesës, janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës narkotike 762 kg. 
Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
G.D., 40 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.
Po punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Lënda narkotike u asgjësua në vend me anë të djegies dhe një pjesë e saj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.